Edhe pse është shkëputur nga tregu i muzikës shqiptare, të gjithë e mbani mend këngëtarin Bertan Asllani, i njohur në Turqi si Tarkani i Ballkanit.
Prej kohësh Asllani është në një lidhje romantike me aktoren turke Hazal Senel, me të cilën besohet se janë njohur gjatë xhirimeve të serialit “Pis Yedili”, në të cilin bënin pjesë të dy
Fotot e tyre të para bashkë janë shkrepur që në vitin 2017 ndërsa së fundmi, duket se ata e kanë çuar marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel, pasi Bertani i ka propozuar Hazalit për martesë.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë dyshja, duke publikuar foton me unazat në Instagram, ndërsa shkruajnë: “Deri në fund”.





