Në vetëm pak ditë aktorja e njohur Olta Gixhari pritet të bëhet nënë për herë të parë. Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj momente të ndryshme duke treguar përgatitjet e ndryshme për bebin.

Ditën e djeshme Gixhari ka zbuluar gardëroben e të voglit duke bashkangjitur krah fotos dhe emocionet që ka ndjerë.

“Kurrë më parë nuk kam përgatitur një valixhe më të bukur! Mezi presin të kemi në krahët tonë i vogli ynë. Mami dhe babi janë thuajse të çmendur për ty”,- ka shkruar Olta krah fotos ku duken të gjitha veshjet dhe produktet e nevojshme për vogëlushin.

Deri më tani aktorja ka treguar se ka pasur një shtatzëni mjaft të mbarë dhe se ka ndjerë emocionet më të bukura gjatë kësaj periudhe duke provuar dhe një sërë eksperiencash të reja.