Këngëtarja e famshme, Rihanna ka realizuar së fundmi një intervistë për “Access Hollywood”, ku promovoi linjën e saj të re “Fenty Skin”.

Ylli i muzikës pop foli edhe për paraqitjen e saj në “Met Gala 2015”, ku u cilësua si një nga personazhet me veshjen më të mirë.

32-vjeçarja parakaloi në tapetin e kuq, me një fustan të verdhë të dizejnuar nga stilisti kinez, Guo Pei, por për këngëtaren nuk paska qenë aq e lehtë sa e kemi menduar ne.

“Mbaj mend që kisha frikë aq shumë sa të dilja nga ajo makinë sepse ndjehesha si një klloun. Njerëzit do të qeshnin me mua.”, ka thënë Rihanna, veshja e të cilë asokohe u komentua shumë në rrjetet sociale, si dhe u shndërrua në meme