Një zjarr ka përfshirë pasditen e së mërkurës garazhin e një pallati në qendër të qytetit të Vlorës, në zonën e njohur si ish-fabrika e Orizit. Sipas raportimeve paraprake, flakët kanë përfshirë disa automjete të parkuara brenda hapësirës nëntokësore.
Forcat zjarrfikëse u mobilizuan menjëherë për shuarjen e zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar. Nuk janë bërë ende të ditura shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.





