Një tjetër ndihmë vjen nga SHBA për Shqipërinë në luftën kundër Covid-19.

Në një status në Twitter, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë disa foto me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku shihen me pako në duar.

Ndërsa falënderon ambasadoren, Manastirliu thotë se këto pako me ndihma për sistemin shëndetësor janë një ndihmë e madhe.