Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në gjuhën shqipe për festën e Kurban Bajramit.
Ajo uron që kjo festë të sjellë për të gjithë besimtarët shpresë e gëzim në familjet e tyre.
“Gëzuar festën e Kurban Bajramit! Sjelltë shpresë, besim dhe gëzim për ju dhe familjet tuaja! Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë miqtë që e festojnë”, shkruan Kim në Twitter.





