Euro ka zbritur sot në nivelin më të ulët historik në kursin e këmbimit me Lekun, duke u këmbyer me vetëm 97.99 lekë, sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë. Zhvlerësimi i monedhës europiane vjen në një kohë me flukse të shtuara valutore për shkak të afrimit të sezonit turistik dhe zgjedhjeve vendore të 11 majit.
Sipas ekspertëve, ofertës së rritur të valutës i shtohen edhe investimet e huaja në pasuri të paluajtshme, kryesisht në zonat bregdetare. Banka e Shqipërisë pritet të ndërhyjë sërish në treg, nëse tendenca e rënies së euros do të vijojë edhe gjatë muajve të ardhshëm.





