Kryeministri Edi Rama e konsideron një ditë të shënuar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut arritjen e marrëveshjes për formimin e qeverisë së re midis Zoran Zaevit nga LSDM dhe Ali Ahmetit nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut,që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zaev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, shkruan Rama.





