Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 11 Majit.
Në një postim në “X”, Costa shpreh urimet më të ngrohta për rezultatet mbresëlënëse zgjedhore, teksa shton se mezi pret që nesër të urojë personalisht Kryeministrin në Tiranë.
“Urimet më të ngrohta, i dashur @ediramaal, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t’ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë”, shprehet Costa.
Warmest congratulations, dear @ediramaal, on these impressive election results.
— António Costa (@eucopresident) May 14, 2025
I am looking forward to congratulating you in person in Tirana tomorrow. pic.twitter.com/CspVE13HLf
Kujtojmë që Partia Socialiste nga rezultatet e deritanishme prin me 83 mandate, teksa Partia Demokratike numëron 50 të tilla. Mandatet e tjera ndahen mes katër partive të tjera, ku forcë e tretë deri tani është Partia Socialdemokrate me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 mandate, si dhe Lëvizja Bashkë si dhe Nisma Shqipëria Bëhet deri tani e kanë nga një mandat të siguruar.





