Detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore.
Personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate, ndërsa mësohet se SPAK ka sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli.
Ky i fundit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste. Kujtojmë se më 8 maj vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit SPAK, BKH dhe Policia e Shkodrës kryen kontrolle dhe veprime hetimore në Malësi të Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë në kuadër të parandalimit të krimeve zgjedhore.
BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD.





