Këngëtari shqiptar nga Kosova, Art Abazi është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari për ndjekësit në rrjete sociale, ku tregon se ka bërë tamponin një ditë më parë pas shfaqjes së problemeve shëndetësore

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv me COVID-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për ta mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti, Arti,”- shkruan Arti.