Artan Lame ka ndërruar jetën ditën e sotme. Lajmin e ka konfirmuar nëna e Lames, me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se nuk i bën dora që të shkruaj për humbjen e djalit të saj.

Diana Lame thekson se kur trupi i Artanit të mbërri në Tiranë, do të njoftoi në lidhje me procedurat e mëtejshme.   

“Të nderuar shokë, miq dhe dashamirës. Nuk më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit, djalit tim të dashur Artan Lame . Po ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi atë shpresë që mu ngjall dje. Shpresoja sepse më premtoi që do kthehej,“ ….-nuk e kam mendjen te e nesërmja (që do operohej) jam mirë , jam i qetë por po përqendrohem te Muzeu.” Edhe nga gjumi ta zgjoje për Muzeun fliste.Kur Tanin të ma sjellin këtu do t’ju bëjmë të ditur procedurat e mëtejeshme,” shkruan Diana Lame.

E konfirmon nëna e Artan Lames: Nuk me bën dora të shkruaj