Teuta po bën maksi mumin për të mbaj tur të pandryshuar grupin e sezonit ku fitoi Kupën e Shqipërisë, por njëkohësisht klubi kërkon që të forcojë ekipin përmes merkatos. Pas largimit të Sherif Kallakut, klubi durrsak përforcoi sulmin me Blerim Krasniqin, i cili firmosi për dy sezone.
Lojtari i ardhur nga Skënderbeu është një nga goditjet më të mëdha të merkatos durrsake deri më tani. 24-vjeçari luajti 70 ndeshje në kampionat me Skënderbeun dhe shënoi në total 15 gola. Shtatlarti kavajas flet ekskluzivisht duke treguar përshtypjet e para në skuadrën e re dhe pse zgjodhi pikërisht Teutën.Krasniqi eviton komentet për ndarjen me korçarët, ndërsa nuk heziton të falënderojë trajnerin Ilir Daja për mbështetjen që i ka dhënë. Ai shpreson të shënojë sa më shumë gola me fanellën e ekipit durrsak, duke filluar që nga ndeshja e parë më 27 gusht ndaj Beitar Jerusalem.
Blerim, çfarë ju bindi për të firmosur me Teutën?
T’ju them të drejtën më bindi projekti i dy presidentëve të klubit. Unë mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur për të vazhduar karrierën. Shpresoj të na eci sa më mbarë kjo aventurë, si mua personalisht, ashtu edhe ekipit në objektivat që ka.
Si e zgjidhët kontratën me Skënderbeun?
Nuk më pëlqen të flasë për këtë çështje, kërkoj mirëkuptimin tuaj.
Na tregoni nga cili klub tjetër përveç Teutës patët një ofertë zyrtare?
Realisht kisha disa oferta, jo vetëm nga kampionati shqiptar. Megjithatë, si unë dhe menaxherët e mi, gjykuam se duhet të zgjidhnim Teutën. Besoj se kemi bërë zgjedhjen e duhur me këtë skuadër.
Trajneri Ilir Daja ju ka kërkuar te Partizani?
Me profesor Ilir Dajën kam pasur marrëdhënie shumë të mira dhe e falënderoj gjithmonë për besimin që kishte tek unë si futbollist. Megjithatë, marrëdhënia jonë mbaroi te Skënderbeu.
Sa gola mendon se mund të shënoni si pjesë e durrsakëve në sezonin e ri?
Për golat mendoj se, si çdo sulmues, do të mundohem të bëj gjithmonë më të mirën dhe të ndihmoj ekipin. Dua të shënoj sa më shumë gola, sepse në fund të fundit, sulmuesi matet me gola.
Çfarë pritshmërie keni për ndeshjen e Ligës së Europës?
Do të bëjmë gjithçka për të kaluar turin, duke shfrytëzuar në maksimum edhe faktin që luajmë në shtëpi. Unë do të jap në çdo ndeshje maksimumin, për aq kohë sa do të jem pjesë e Teutës. Dua të arrij objektivat e klubit.





