Ka nisur zyrtarisht në Shqipëri “Defender Europe 25”, një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në Evropë dhe Afrikë.

Trupat e Forcës Tokësore shqiptare u nisën në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, duke shënuar fillimin zyrtar të stërvitjes së përbashkët.

Kjo stërvitje ndërkombëtare zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Evropiane të SHBA (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara.

“Defender Europe ‘25” synon rritjen e ndërveprimit mes forcave të armatosura aleate, forcimin e gatishmërisë ushtarake dhe aftësive për të reaguar shpejt ndaj çdo kërcënimi të mundshëm në hapësirën euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë mbeten të angazhuara për të siguruar një mjedis operacional të suksesshëm dhe për të kontribuar në mbrojtjen kolektive, stabilitetin rajonal dhe paqen ndërkombëtare.

499966525_122161196234473314_6575038719732925675_n
500161854_122161196306473314_1052771609911369117_n
500180332_122161196246473314_318320917481516410_n
500240420_122161196240473314_7476519104463566773_n
500251528_122161196348473314_7748530818717420577_n
500331835_122161196012473314_5315958191384801291_n
500451475_122161196102473314_5773855415576106836_n
500577947_122161196318473314_8988941253266310972_n
500722493_122161196372473314_2893430847959895517_n
501064936_122161196312473314_2056908297745622190_n
501117456_122161196072473314_6380102833777228744_n
501298880_122161196018473314_1397867294391470586_n
501574141_122161196252473314_7311003695904683667_n