Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në GJKKO.

Kryemadhi do të përballet me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.

Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 tetor 2024, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.