Milani publikoi uniformën e re për sezonin pasardhës 2020-2021. Nëpërmjet një video-je të publikuar në faqen zyrtare të klubit kuqezi, spikasin ngjyrat klasike me shiritat tradicionale, ndërsa element i ri është janë ornamentet të dizejnuara sipas pllakave të Katedrales së Milanos.

Nga ana tjetër, uniforma është prezantuar nga Zlatan Ibrahimoviç, Teo Hernandez, Hakan Çalhanoglu, etj, së bashku me disa tifozë të Milanit.

Dalja e suedezit në spotin e prezantimit të fanellës së re të “Djallit” ka ndezur shpresat e tifozëve të Milanit se ai do të qëndrojë dhe sezonin e ardhshëm në “San Siro”.