Tashmë lidhja mes tyre është bërë publike, ndaj këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj nuk fshihen më. Ata e shijojnë lirisht raportin që kanë krijuar, duke dalë me miqtë e përbashkët.

Të shtunën çifti i njohur e ka kaluar në malin e Dajtit, mes lojërave dhe aventurave.

Çifti shoqërohej nga miqtë e tyre Eraldo Rexho, Marjana Kondi, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha.

Ka qenë Jonida ajo që ka ndarë disa fotografi teksa shkruan, “Aventurat nuk kishin mbarim sepse Eraldo Rexho, gjithnjë e gjen mënyrën se si të na argëtojë deri në maksimum duke provuar për të parën herë se çfarë do të thotë të ngjitesh në majë të pemëve dhe të provosh friken dhe adrenalinën njëkohësisht”.