Presidenti Ilir Meta është zgjuar sot në fshatin turistik të Pilurit në Himarë ku ka ndarë me shikuesit dhe disa foto nga panorama që jep ky fshat.

Meta e quan Pilurin si Ballkan të Bregdetit teksa i uron shqiptarëve një të dielë të mbarë.

“Mirëmëngjes nga Piluri, Ballkoni i Bregdetit!
Uroj një të dielë të mbarë për të gjithë ju!
“, shkruan ai.

Meta ka konsumuar dhe një kafe me Lefter Çipën, Legjendën e gjallë të polifonisë.