Mbi 30 mijë teste për Covid-19 i janë shtuar shërbimeve shëndetësore shqiptare si dhuratë nga SHBA.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka njoftuar se testet do t’i shkojnë Institutit të Shëndetit Publik dhe Spitalit Nënë Tereza këtë javë.

SHBA kanë dhuruar gjithashtu një makinë të automatizuar nxjerrëse që pastron ARN-në duke mundësuar përpunimin e më shumë testeve dhe më shpejt.

“Aleatët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin në kohë nevoje”, shkruan Kim.