Një shqiptarë është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte i përfshirë në trafik droge. Gjatë kontrollit në makinë autoritetet italiane kanë gjetur drogë nën sediljet e pasme të automjetit.
Sipas mediave vendase u gjetën 10 blloqe kokaine me një peshë totale prej afërsisht 12 kilogramësh, si dhe 10 mijë euro, me sa duket, të ardhura nga trafikimi dhe shpërndarja e drogës.
Bazuar në materialin e sekuestruar gjatë operacionit, aktiviteti vazhdoi me kontrolle të synuara në dy shtëpitë që i atribuohen personit, të vendosura në Spello dhe Foligno. Edhe në këtë rast, veprimi i policisë pati një rezultat pozitiv.
Po ashtu brenda ndërtesave u gjetën edhe 11 blloqe të tjera kokaine, me një total prej afërsisht 13 kilogramësh, një armë e vjedhur, 46 mijë euro para të gatshme dhe disa pajisje telefonike, disa prej të cilave u gjetën të “koduara”.
Vlera totale e drogës së sekuestruar mund të kishte vlerën mbi 2 milionë e gjysmë euro në treg. Personi i arrestuar u transferua në burgun e Spoletos, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.





