Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë, të koduar “Moment”, në kuadër të përpjekjeve për të goditur veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.

Në lagjen “Liri Gero”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 53-vjeçarin A. M., banues në Fier, teksa i shiste doza heroine shtetasit F. D., 37 vjeç, banues në Patos. Ky i fundit po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit fizik dhe më pas në banesën e të dyshuarit, Policia sekuestroi:

-një sasi heroine të ndarë në doza gati për shitje,

-një sasi kanabisi në trajtë çokollate,

-një krehër pistolete,

-një peshore elektronike,

-një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal,

-automjetin e përdorur për shpërndarje.