Gjatë ditës së sotme pritet ekstradimi i Dashnor Dumanit, dhe Armis Stafës nga Dubai.

Dumani është dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë.

Ndërsa Stafa akuzohet nga GJKKO për pastrim parash të një grupi kriminal në Elbasan.

Ende nuk ka informacion se në çfarë ore pritet mbërritja e tyre në Shqipëri.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

Dashnor Dumani , i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

Armis Stafa, i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.