Emrat e dy personave që pritet të ekstradohen ditën e sotme nga Dubai janë bërë publik.
Bëhët fjalë për vëllanë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, Dashnor Dumani. Dumani akuzohet nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë.
Ndërkohë që emri i dytë që do të ekstradohet është Armir Stafa. Stafa akuzohet po nga GJKKO për pastrim parash të një grupi kriminal në Elbasan.





