Prokuroria e Posaçme do të prezantojë raportin 2-mujor të hetimeve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në GJKKO.

Prezantimi i raportit do të mbahej ditën e premte më datë 13 qershor, por u shty për shkak se në seancë mungonte biznesmeni Elman Abule, i cili është nën masën “arrest në shtëpi”.

Në seancën e sotme, Veliaj nuk është paraqitur në GJKKO, por është përfaqësuar vetëm nga avokati i tij mbrojtjes. Ndërkohë që në seancën e sotme, biznesmeni Abule ka marrë pjesë.