Edmond Hasanbelli dha dorëheqjen dje nga Teuta. Ish-presidenti i durrsakëve ishte më jetëgjati i Superiores, pasi qëndroi për 26 vite në krye. Për tërheqjen e tij nga Teuta, ka reaguar edhe Tefik Osmani. Ky i fundit tashmë është në pritje për t’u zyrtarizuar në klub të ri, pasi e mbylli me Vllazninë si drejtor sportiv.

“Presidenti që më ka mbështetur dhe më ka hapur dyert në momente të vështira të karrierës sime si futbollist. Moratti shqiptar. Faleminderit çfarë ke bërë për mua dhe për futbollin shqiptar”, shkruan Tefik Osmani.