Pas 3 dekadave përkushtim në profesionin e mjekut të familjes, doktorin Taulant Kodra tani mund ta gjeni edhe në ambientet e klinikës së tij.
Një klinikë e re mjekësore dhe estetike i shtohet Durrësit duke garantuar një shërbim sa më cilësor dhe sa më pranë pacientëve.


Pasditen e së premtes, klinika “Kodra”, e pozicionuar në zemër të qytetit, në atë që njihet si lagjja “Sefer Efendiu”, hapi dyert për herë të parë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, merrnin pjesë shumë miq e kolegë të mjekut Kodra, të cilët u njohën nga afër me investimin e bërë në aparaturat e fjalës së fundit të dermo-estetikës.

Së bashku me motrën e tij, infermieren Enkeleda Karepi, mjeku Kodra do të ofrojë të gjitha shërbimet e estetikës përsa i përket trajtimeve lazer, dermapen, filler, mezoterapi etj.
Mes urimeve të përzemërta të kolegëve për këtë sipërmarrje të re dhe angazhim profesional, Taulanti dhe Enkeleda ndihen gati për t’u përkushtuar maksimalisht ndaj pacientëve të tyre.
Vite të tëra pune në profesionin human të mjekut, janë garancia më e mirë për këtë klinikë të re që në themel të punës së saj vendos harmoninë mes shëndetit dhe mirëqenies së brendshme dhe të jashtme të pacientit.
Klinika mjekësore & estetike “Kodra”
Nr. kontakti: ++355 68 22 68 657; –355 67 25 29 005
Instagram: klinika.kodra
M.B.





