Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Në mesazhin e saj, Sako i cilëson fëmijët si pasurinë më të vyer të shoqërisë dhe shpresën e së ardhmes, ndërsa thekson se është detyrë e të gjithëve t’u garantohet një fëmijëri e lumtur dhe e sigurt, arsim cilësor, mundësi të barabarta dhe mbështetja e nevojshme për realizimin e ëndrrave të tyre.

Postimi i plotë:

Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve! 

Fëmijët janë pasuria më e vyer e shoqërisë sonë, gëzimi i së tashmes dhe shpresa e së ardhmes.
E kemi të gjithë për detyrë t’u garantojmë atyre, një fëmijëri të lumtur e të sigurtë, arsim cilësor, mundësi të barabarta dhe mbështetjen e nevojshme për të ndjekur ëndrrat e tyre.

Të punojmë çdo ditë që fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm, të edukuar, të suksesshëm dhe të lumtur.