Një plagosje ka ndodhur pas mesnate në Shkodër, ku një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:05 në lagjen “Perlat Rexhepi”.

Sipas Policisë, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj shtetasit J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore të marrë.

Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga forcat e rendit, të cilat po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.