Përmes një interviste në Ora News Bedri Elezi, ekspert i sigurisë tha se referuar rasteve të kaluara, qytetarë serbë që kanë marrë pjesë në këto protesta kanë bartur pajisje provokative dhe uniforma duke provokuar situatë jo sigurie.
Elezi: Referuar rasteve të kaluara, qytetarë serbë që kanë marrë pjesë në këto protesta kanë bartur pajisje provokative dhe uniforma duke provokuar situatë jo sigurie. Policia e Kosovës është dashur për të ndërhyrë që të sigurisë vendin. Protesta e nesërme është më e ndjeshme se herët e kaluara se në Serbi kemi një situatë që ndërlidhet me këtë ditë, ku po kërkohet largimi i qeverisë.





