Një tjetër vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme, kësaj here në një pus nafte në fshatin Kozare të Kuçovës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përparuar me shpejtësi në të gjithë territorin përreth pusit, dhe po favorizohet nga era dhe temperaturat e larta.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë vënë në kontroll situatën, duke lokalizuar flakët.