Një aksident ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.

Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

I plagosuri u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.