Për Teutën mbarojnë pushimet. Të hënën futbollistët zbritën në fushë. Skuadra blu, nisi dje zyrtarisht përgatitjet për sezonin 2025- 2026. Synimet mbeten po ato të viteve të fundit, renditja në 4 vendet e para. Është përcaktuar edhe axhenda e fazës, ndërsa për momentin deri në mes të korrikut do t’i kryejnë seancat në Durrës e më pas do të zhvendosen diku tjetër, ku do të grumbullohen për 17 ditë. Kështu, siç dihet, gjatë muajit qershor, 5 lojtarë janë larguar e nuk do të jenë më pjesë e bregdetarëve, teksa nuk kanë rinovuar për sezonin e ri. Ndërkohë në Durrës ditën në vijmë pritet të bashkohet me Teutën, mbrojtësi Përgjoni dhe portieri Selmani, të cilët ishin pjesë e Tiranës, por tashmë ka mbyllur bashkëpunimin me klubin bardheblu dhe do të vihet nën urdhrat e Bledar Hodos.

Krahas Përgjonit dhe Selmanit, Teutës pritet t’i bashkohen dhe disa afrime të tjera që gjithashtu pritet të zyrtarizohen të këto ditë. Padyshim që me largimin e fundit, pritet të këtë afrime cilësore në një rol mjaft të rëndësishëm në udhëheqjen e repartit të prapavijës. Për të përforcuar mbrojtjen, te Teuta po punojnë në fshehtësi. Ndonëse ish-kampionët, kanë pasur shumë oshilacione në sezonin e fundit, pasi nuk arritën as zonën europiane, grupi është ruajtur. Do të shohim një tjetër Teutë këtë sezon, ndryshe nga ai ekipi që ishte sezonin që sapo u mbyll.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për pak kohë, kjo tregon ndryshimet që janë ndërmarrë. Ndryshime të pakta në këtë skuadër, ku sigurisht nuk është ai revolucioni i madh. Në fakt, Teuta kishte gjetur një stabilitet në 4 sezonet e fundit ku lëvizjet nuk kanë qenë të shumta në merkato, duke bërë që secili trajnerët ta kishin pothuajse gati skuadrën.Ndërsa këtë sezon “ndryshon muzika” Teuta nuk do të bëhet nga fillimi, duke pasur shumë lojtarë në dispozicion nga sezoni paraardhës. Në fakt, kur skuadra vjen nga një sezon me oshilacione, ata që e pësojnë janë edhe vetë lojtarët, sepse nuk kanë qenë brenda pritshmërive.

Një situatë e tillë ishte te Teuta këtë vit, sepse ekipi në një farë mënyre bëri disi mirë në dy fazat e fundit, ndaj edhe largimet janë të pakta. Nga një vëzhgim i bërë, baza e lojtarët të Teutës aktual që do të punojnë sërish, janë aty. Bëhet fjalë për kapitenin Blerim Kotobelli, Artan Jazxhi, Maçolli, Lloci, Emiliano Vila, Kapllani dhe Boçi etj., të cilët kanë qenë lojtarë të rëndësishëm të formacionit. Edhe këtë vit duket se do të jenë pikat kryesore ku do të mbështetet tekniku. Në një situatë të tillë, trajnerit nuk i duhet të rinisë nga e para, pasi grupin e ka.