Punimet për vënien në funksion të dy prej veprave më të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat – Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Lajmin e bëri të ditur Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Ramës, ky proces po finalizohet dhe është në fazën e kolaudimit.

Vepra e marrjes së ujit në Kurbin do të mundësojë ujitjen e 4 mijë e 500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e bashkisë.

“Përfundimi i punimeve për vënien në funksion të dy veprave të rëndësishme të marrjes së ujit në lumin Mat: Mat-Kurbin dhe Mat-Lezhë, ku po finalizohet edhe procesi i kolaudimit të të gjithë rrjetit ujitës

Vepra e marrjes Mat-Kurbin mundëson ujitjen e 4,500 hektarëve tokë bujqësore në territorin e Bashkisë Kurbin, ndërsa rrjeti ujitës Mat-Lezhë furnizon me ujë për vaditje rreth 4,000 hektarë tokë bujqësore në zonën e Bashkisë Lezhë”, shkruan Rama.