30-vjeçari Ervin Kadiu është shpallur në kërkim nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se ka plagosur me thikë dy vëllezërit e tij në banesën e tyre në Paskuqan.

Mësohet se Kadiu nuk jetonte me vëllezërit në të njëjtën banesë, por takimi mes tyre ishte lënë për shlyerjen e një borxhi të marrë nga autori.

Gjithashtu bëhet me dije se vetë 30 vjeçari është goditur nga dy vëllezërit me sende të forta, ndërsa më pas ka marrë thikën dhe i ka dëmtuar ata.