Jennifer Lopez feston sot ditëlindjen. Pavarësisht se nuk duket kurrsesi, këngëtarja e famshme amerikane mbush plot 51 vjeçe.

JLo vazhdon të jetë ikonë botërore në të gjitha aspektet. Ylli i muzikës është prej disa kohësh në një lidhje dashurie me Alex Rodriguez. Ajo ka dy fëmijë, Emme dhe Maximilian, nga martesa e mëparshme me Marc Anthony.

Karriera e saj muzikore dhe artistike ka nisur në vitin 1986 duke krijuar shumë hite dhe albume të pavdekshme.

JLo e ka provuar veten me sukses edhe në aktrim duke patur shumë role në filma të njohur televiziv.