Një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s në dekadat e fundit do të zhvillohet në fund të shtatorit në Gjermani, mes frikës për një konflikt të mundshëm me Rusinë.

Nga data 25 deri më 27 shtator, qyteti i Hamburgut do të kthehet në një skenë gjigante ushtarake për stërvitjen “Red Storm Bravo”, ku do të marrin pjesë deri në 800 mijë ushtarë, sipas disa vlerësimeve.

Stërvitja do të simulojë reagimin e shpejtë të NATO-s ndaj një sulmi rus në krahun lindor të aleancës, me veprime që përfshijnë:

  • Lëvizjen e trupave nëpër qytet,
  • Ndihmë mjekësore në kushte reale,
  • Evakuim të të plagosurve,
  • Helikopterë, tanke dhe spitale të lëvizshme në rrugë.

Hamburgu, me një nga portet më të mëdha në Evropë, shihet si qendër kyçe logjistike në rast lufte. Kapiteni i Bundeswehrit, Kurt Leonards, paralajmëron:

“Kërcënimi është real. Po përballemi me sabotime, spiunazh e madje edhe plane për vrasje.”

Një raport i ri i ushtrisë gjermane konfirmon se Rusia nën Putinin po përgatitet për luftë kundër NATO-s, ndërsa presidenti lituanez Nausėda paralajmëron për një sulm të mundshëm rus brenda 4-5 viteve.

Ndërkohë, pasiguria dhe ankthi mes qytetarëve gjermanë po rritet:

Thirrjet për ndihmë psikologjike kanë kapur shifrën rekord prej 1.3 milion në një vit,

Industria e armëve, si kompania Rheinmetall, po shënon fitime të larta me xhiro mbi 10 miliardë euro në vitin 2024.

Gjermania, një vend që dikur besonte se lufta i përkiste të kaluarës, po përballet me një realitet të ri: rritje të militarizimit dhe pasiguri për të ardhmen.