Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në takimim deputetët e qarkut dhe drejtorët e bashkisë së Tiranës ka bërë me dije se po punon së bashku me Ministrinë e Energjisë për një sistem të ri të furnizmit të naftës. Rama u shpreh se ky sistem i ri është një mundësi ku shteti do të jetë “protagonist” në realizimin e kontratave. 

Sipas tij ky sistem do të sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës. Ai njoftoi edhe nevojën e vendosjes së një sistemi të ri për trajtimin e mbetjeve dhe të shërbimit të shpërndarjes me ujë.

Qoftë për ujin dhe trajtimin e mbetjeve do të duhet të kalojmë në nivel kombëtar dhe duhet të krijojmë sinergji me koorporata ndërkombëtare. Kjo do të na ndihmojë për shumë arsye për furnizimin me ujë, investimet, transparencën në të gjitha këto procese. Kemi në sistemin e trajtimit të mbetjeve një hartë që duhet të konsolidohet dhe duhet të bëhet një sistem në nivel kombëtar.

Jemi duke punuar me ministrinë e energjisë për një sistem të ri të furnizmit të naftës, është një mundësi për të kaluar edhe te furnizimi i naftës me një komponent të ri të shtetit si protagonist në realizimin e kontratave. Kjo do sjellë kontroll mbi çmimin dhe gjithë sistemin e qarkullimit të naftës,” tha ai.