Teuta ka vijuar edhe dje stërvitjen me një seancë ditë. Ekipi i drejtuar nga Dobi, ka kryer rreth 80 minuta vrapime dhe ushtrime të tjera me top në fushën e “Niko Dovanës”. Ai punoi me dy grupe të ndara, kryesisht me goditje standarde. Gjendja e ekipit është e mirë, me përjashtim të Jazxhi që mungon për arsye huazimi te Vllaznia dhe do të bashkohet me grupin pas përfundimit të ndeshjeve europiane. Tashmë ka filluar dhe zbatimi normal i programit të stërvitjes me seanca të plota.

Të martën e 15 korrikut, Teuta do të lërë Durrësin e nxehtë dhe do të udhëtojë drejt Ohrit, ku temperaturat janë shumë të favorshme. Ekipi ka zhvilluar grumbullimin e radhës, duke vijuar përgatitjet për pjesëmarrjen në edicioni e ri. Seanca — Teuta po mbyll javën e dytë të përgatitjeve në Durrës. Mëngjesin e djeshëm, grupi i lojtarëve ka qenë i plotë në seancën stërvitore dhe u pa i përkushtuar. Më 23 gusht, kur starton edhe kampionati, ekipi pretendon të jetë gati.

Stërvitja e djeshme u zhvillua në kushte mjaft të mira dhe zgjati rreth një orë. Fillimisht skuadra ka zhvilluar ushtrime të ndryshme me përgatitësit atletikë, dhe më pas gjithçka është zhvendosur në punën me top. Aspekti tekniko – taktik dhe mbi të gjitha ushtrime të ndryshme në veprime ofensive dhe difensive, kanë qenë në fokusin e trajnerit të Teutës. Ambiciet e klubit dihen tashmë dhe në asnjë moment nuk është janë jashtë asnjëri prej fronteve që i duhet të luftojë, titullin e kampionit dhe Kupën. Në Durrës mendojnë se kanë kualitetin e duhur. Afati kalimtar tani është i hapur dhe do të ketë dhe afrime cilësore.