Prokuroria e Posaçme jep pretencën për ish- kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro dhe ish-drejtorin Vasillaq Strakosha.

SPAK ka kërkuar dënimin me 2 vite burg për Jorgo Goron, të cilat do të konvertohet në 1 vit e 4 muaj pas gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë  për Vasillaq Strakoshën SPAK  ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj, që konvertohet në 1 vit burg.

Jorgo Goro akuzohet për shpërdorim detyre në bashkëpunim me ish-drejtorin e tokës dhe menaxhimit të pronës në Bashkinë Himarë, Vasillaq Strakosha, i cili është gjithashtu i pandehur në këtë çështje.

Dosja është ngritur pas kallëzimit të Fredi Belerit, i cili pretendon se në vitin 2016, Goro ka tjetërsuar një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë, duke ia kaluar atë Arqile Bollanos, i komanduar si pasues në krye të Bashkisë Himarë.