Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e djeshme, 16 korrik, në Shqipëri ka mbërritur Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikoi disa foto nga Aeroporti i Rinasit, duke e cilësuar presidentin e Emirateve si “një mik të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar”.

“MIRËMËNGJES, dhe me mbërritjen mbrëmë në Shqipëri të një miku të vjetër e të shtrenjtë të popullit shqiptar, këtej e andej bjeshkëve, Lartësisë së Tij, Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nayan, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Pritet të shohim zhvillimet e mundshme që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, investimet dhe bashkëpunimin ekonomik.