Kryeministri Edi Rama i ka akorduar presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed titullin “Ylli i Mirënjohjes Publike” gjatë takimit të tyre në godinën qeveritare.

“Në emër të Republikës së Shqipërisë, me respekt të thellë dhe mirënjohje, ju dorëzoj Urdhrin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, iu drejtua kryeministri Rama presidentit të Emirateve.

Duke shtuar: “Zoti ju ruajtë gjithmonë dhe Zoti i bekoftë të dy popujt tanë.”

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed mbërriti në Shqipëri mbërmjen e mërkurës, ndërsa vizita e tij në vendin tonë mësohet se ka qenë e shkurtër.