Apeli i GJKKO-së shqyrton sot ankimimin e Ilir Metës, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj tij.
Pas zhvillimit të seancës gjyqësore, e cila nisi në orën 10:00, togat e zeza u tërhoqën për të marrë vendim.
Avokati i Ilir Metës, gjatë seancës gjyqësore, ka kërkuar një nga 7 masat e tjera të sigurisë, më të buta se “arrest në burg”, si arrest shtëpie, detyrim paraqitje, garanci pasurore, ndalim dalje jashtë vendit etj.. Në seancë ishin të pranishëm dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.
Kreu i PL-së, më 7 Korrik, ankimoi vendimin e GJKKO-së që e la në qeli. Ilir Meta ndodhet në paraburgim që prej datës 21 tetor 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale.
Sipas tyre, SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.





