Një aksident është regjistruar pasditen e sotme pranë njërës prej hyrjeve të portit të Durrësit. Dy të rinj që udhëtonin me një motomjet, duke lëvizur me shpejtësi mbi normat e lejuara, kanë humbur kontrollin dhe janë përplasur me një shtyllë anës rrugës.

Të rinjtë nuk kanë qenë të pajisur me kaska mbrojtëse, duke pësuar dëmtime në kokë si pasojë e përplasjes. Menjëherë pas aksidentit, ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia po heton shkaqet e aksidentit dhe ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.