Bashkimi Europian i ka dhuruar 180 milionë euro Shqipërisë për të përballuar pasojat ekonomike të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i BE në vendin tonë,  Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter.

“Me dorëzimin e sotëm të  ndihmës prej 180 milion eurove ndihmë makro-financiare Shqipërisë, për të ndihmuar vendin të kufizojë rezultatet ekonomike të COVID19, Bashkimi Europian tregon edhe një herë solidaritetin e saj me rajonin në një kohë të një krize të paparë. Bashkë jemi më të fortë.”, shkruan ai.