Rubrika e kryeministrit Rama “Sy m’sy” do të rikthehet nga dita e nersërme “live”, ashtu siç ka bërë kreu i qeverisë edhe më parë, duke bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët.
Rama njoftoi se komunikimi i radhës do të zhvillohet nesër në orën 08:30, 21 korrik, “live” në rrjetet e tij sociale. Siç shihet edhe nga postimi i tij i fundit, tema do të jetë për lirimin e hapësirave publike.
Postimi i Ramës:
Ca thonë pse tani e jo më parë? Ca pse tani e jo më vonë? Kurse unë them pse jo nesër një SY M’SY?
NESËR pra, që në mëngjes, LIVE padyshim, KËTU ku tjetër





