Një zjarr që ka shpërthyer në një traget në Indonezi ka vrarë të paktën pesë persona, njoftoi roja bregdetare e vendit, ndërsa më shumë se 200 persona u shpëtuan, shumë prej të cilëve u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve.
Trageti KM Barcelona 5 u përfshi nga flakët në brigjet e ishullit Sulawesi, tha Agjencia Indoneziane e Sigurisë Detare, vetëm disa javë pasi të paktën 19 persona vdiqën, kur një traget u fundos në ishullin e Balit.
“Janë raportuar pesë viktima, dy prej të cilëve ende nuk janë identifikuar. Ndërkohë, 284 persona janë evakuuar në mënyrë të sigurt”, tha agjencia në një deklaratë.
Zjarri shpërtheu në pjesën e prapme të tragetit ndërsa ishte në rrugë për në Manado, kryeqytetin e provincës së Sulawesi-t të Veriut.
#BREAKING
— Nabila Jamal (@nabilajamal_) July 20, 2025
Passengers jump overboard as massive fire engulfs ferry in Indonesia
Terrifying scenes from Indonesia after a fire broke out on the KM Barcelona VA passenger ship near Talise Island, North Sulawesi
Over 280 people onboard, panic-stricken passengers some with children… pic.twitter.com/wwKOHlAz6z





