Adrola Dushi është në qëndër të mediave rozë për shkak të lidhjeve të dashurisë që përflitet.
Ditën e djeshme, ajo u diskutua gjatë në rrjetet sociale, pas publikimit të një foto nga Capital T, ku shfaqeshin të dy së bashku. Fansat mendojnë se dyshja janë në lidhje së bashku, mirëpo asgjë nuk është konfirmuar nga ata të dy.
Ndërkohë më herët, është thënë se modelja po shijon një romancë me kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.
E pyetur për këtë, Adrola Dushi tha për “Iconstyle”, se nuk është i vërtetë lajmi i romancës me djalin nga Kosova. Modelja mohoi lidhjen me Gashin, për të cilën mediat shkruanin se marrëdhënia e tyre po shkon drejt martesës. Ndërsa e pyetur për Capital T, Adrola zgjodhi të mos flasë duke shtuar kuriozitetin e njerezve.





