Oficerë të BKH kanë mbërritur ne burgun e Durrësit për t’u takuar me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për t’i komunikuar atij akuzat e ngritura nga SPAK.
Veliaj po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenë për akuzat e korrupsionit, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Veliaj përballet edhe me akuzën e futjes së paligjshme të sendeve në ambientet e paraburgimit, pasi ka përdorur një celular të një punonjësi të burgjeve.





