Emerson Rojal është larguar nga Milani dhe do e vazhdojë karrierën te Flamengo. Me klubin brazilian ka firmosur kontratë të vlefshme deri në fundin e vitit 2028.26-vjeçari është shitur nga Milani për shifrën e 9 milionë euro. Vetëm një sezon zgjati aventura e tij te kuqezinjtë, ndërsa e kishin blerë më parë kartonin e tij nga Totenhemi.

Me Igli Taren si drejtor sportiv, Milani ka fituar të ardhura të konsiderueshme që tashmë i kalojnë 100 milionë euro. Shitja e brazilianit pason atë të Reijnders, Teo Hernandez, Kalulu dhe Pelegrino.Milani ndërkohë ka blerë deri tani Samuele Riçin dhe Pervis Estupinan. Ardon Jashari pritet të jetë transferimi i radhës.