Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar sot (e diel) një “pauzë taktike lokale” në operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, me qëllim lehtësimin e ndihmës humanitare për popullsinë civile. Sipas deklaratës zyrtare, pauza do të zgjasë nga ora 10:00 deri në 20:00 çdo ditë, deri në një njoftim të dytë.
Duke reaguar ndaj njoftimit të Izraelit për ndërprerjen e luftimeve në disa zona të Gazës dhe sigurimin e rrugëve për hyrjen e ndihmës humanitare, shefi i ndihmës së OKB-së, Tom Fletcher, thotë se ekipet e OKB-së në terren do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të arritur tek ata që kanë nevojë.
“Në kontakt me ekipet tona në terren, të cilët do të bëjnë gjithçka që mundemi për të arritur sa më shumë njerëz të uritur gjatë kësaj periudhe”, shkroi Fletcher në një postim në rrjetet sociale.





